Në fushën e të drejtës financiare, duke garantuar bashkëpunim në zgjidhjen e çështjeve me ekspertë kontabël të licensuar. Në fushën e legjislacionit fiskal i cili njihet mjaft mirë duke bashkëpunuar kur çmohet e nevojshme edhe me ekspertë të licensuar, të cilët bashkëpunojnë me studion tonë, në vazhdimësi.
Në fushën e të drejtës tregtare, ku përfshihet përpilimi dhe redaktimi i akteve të shoqërive tregtare;kryerja e veprimeve të tjera të domosdoshme siç janë; dhënia e konsulencës juridike në vazhdimës të këtyre shoqërive kur ata ndjejnë nevojën për informacion ligjor dhe për të berë ndërhyrjet e nevojshme në aktet e themelimit të këtyre shoqërive.
Studio Ligjore PERLESI & ASSOCIATES, ka njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës familjare duke siguruar përfaqësimin e klientëve të saj me zgjidhje në rrugë gjyqësore të problemeve familjare në lidhje me zgjidhjen e martesës, kujdestarinë e fëmijëve, heqjen e zotësisë për të vepruar etj.
Studio Ligjore PERLESI & ASSOCIATES ka njohuritë e duhura në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës administrative. Ajo i përfaqëson denjësisht në rrugë administrative klientët e saj në zgjidhjen e problemeve që hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre në të gjitha shkallët e gjykimeve administrative në Republikën e Shqipërisë.
Në fushën e së drejtës civile për konfliktet e pronësisë, marrëdhënieve kontraktore, të detyrimeve, të trashëgimisë etj.,avokatët e studios tonë kanë të gjitha njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve në fushën përkatëse.
Studio Ligjore PERLESI & ASSOCIATES, ofron mbrojtje ligjore për akuzat penale që janë ngritur nga organi i akuzës ndaj klientëve të saj përsona fizikë dhe juridikë. Ne jemi studio e përgatitur profesionalisht që t´iu ofrojmë konsulencën e duhur secilit prej klientëve tanë, sidomos për veprat penale ndaj personit, pronës dhe më gjerë.