Vizioni
Ruajtja e marrëdhënieve të besimit reciprok me klientët, duke ushtruar me përgjegjësi dhe rigorozitet detyrat që lindin nga veprimtaria jonë, si dhe ruajtja e konfidencialitetit dhe sekretit profesional për klientin.
Njëzet e pesë vjet integritet profesional. Në studion tonë, klientët gjejnë pritjen e kërkuar, informacionin e duhur ligjor dhe rrugët për zgjidhjen e çështjes.

Studioja Ligjore e Avokatisë “Përlesi & Associates” është themeluar nga Av. Aleksandër Përlesi në muajin mars të vitit 2001. Ajo ka një staf profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh të kualifikuar, të specializuar në fusha të ndryshme të së drejtës, i cili përmes punës së tij profesionale i ka siguruar studios një emër të nderuar në Republikën e Shqipërisë.
Që nga themelimi, puna e studios është karakterizuar nga një integritet i lartë profesional, duke siguruar një koeficient të lartë suksesi falë përfaqësimit dinjitoz të klientëve në rrugë gjyqësore apo administrative.
Ruajtja e marrëdhënieve të besimit reciprok me klientët, duke ushtruar me përgjegjësi dhe rigorozitet detyrat që lindin nga veprimtaria jonë, si dhe ruajtja e konfidencialitetit dhe sekretit profesional për klientin.
Cilësia e mbrojtjes dhe përfaqësimit të klientëve në çështjet penale, civile, administrative dhe familjare, në çdo shkallë të gjyqësorit të vendit tonë, si dhe përpara gjykatave ndërkombëtare dhe çdo organizmi ku Republika e Shqipërisë ka aderuar.
Besojmë në sfidat tona ligjore, ashtu siç ju besoni në punën tonë profesionale, ndershmërinë, seriozitetin dhe konfidencialitetin tonë. Jemi të orientuar nga profesionalizmi dhe përkushtimi maksimal.
Mbrojtje ligjore ndaj akuzave penale për persona fizikë dhe juridikë.
Më shumë IIKonflikte pronësie, marrëdhënie kontraktore, detyrime dhe trashëgimi.
Më shumë IIIZgjidhja e martesës, kujdestaria e fëmijëve, heqja e zotësisë për të vepruar.
Më shumë IVKundërshtimi i vendimeve të institucioneve publike, administrativisht dhe në gjykatë.
Më shumë VAktet e shoqërive tregtare, regjistrimi dhe konsulencë juridike në vazhdimësi.
Më shumë VIÇështje financiare dhe fiskale, me ekspertë kontabël të licencuar.
Më shumëNa dërgoni detajet e çështjes suaj. Çdo informacion që ndani me ne mbrohet nga sekreti profesional i avokatit.