Shërbimet

Fushat në të cilat ofrojmë shërbim. Çdo fushë drejtohet nga avokatë me specializimin përkatës, me bashkëpunim të ekspertëve të licencuar kur çështja e kërkon.

I · Mbrojtje penale

E drejta penale

Mbrojtje ligjore ndaj akuzave penale të ngritura nga organi i akuzës, për persona fizikë dhe juridikë.

Jemi studio e përgatitur profesionalisht për t’i ofruar konsulencën e duhur secilit prej klientëve tanë, sidomos për veprat penale ndaj personit, pronës dhe më gjerë.

  • Vepra penale kundër personit
  • Vepra penale kundër pronës
  • Mbrojtje e personave juridikë
II · Pronë · Kontrata · Trashëgimi

E drejta civile

Konfliktet e pronësisë, marrëdhëniet kontraktore, detyrimet dhe trashëgimia.

Avokatët e studios sonë kanë të gjitha njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve në fushën e së drejtës civile.

  • Konflikte pronësie
  • Marrëdhënie kontraktore dhe detyrime
  • Çështje trashëgimie
III · Familja

E drejta familjare

Përfaqësim në rrugë gjyqësore për zgjidhjen e problemeve familjare.

Studio ka njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve familjare, duke siguruar përfaqësimin e klientëve në zgjidhjen e martesës, kujdestarinë e fëmijëve, heqjen e zotësisë për të vepruar etj.

  • Zgjidhja e martesës
  • Kujdestaria e fëmijëve
  • Heqja e zotësisë për të vepruar
IV · Institucionet publike

E drejta administrative

Kundërshtimi i vendimeve të institucioneve dhe organeve të administratës shtetërore.

Studio i përfaqëson denjësisht klientët e saj në rrugë administrative dhe gjyqësore, për problemet që hasin gjatë ushtrimit të veprimtarisë, në të gjitha shkallët e gjykimeve administrative në Republikën e Shqipërisë.

  • Ankime në rrugë administrative
  • Gjykimi administrativ, të gjitha shkallët
  • Probleme gjatë ushtrimit të veprimtarisë
V · Biznesi

E drejta tregtare

Përpilimi dhe redaktimi i akteve të shoqërive tregtare dhe procedurat e regjistrimit.

Ofrojmë konsulencë juridike në vazhdimësi për shoqëritë tregtare kur ndjejnë nevojën për informacion ligjor, si dhe ndërhyrjet e nevojshme në aktet e themelimit.

  • Përpilim dhe redaktim i akteve
  • Procedurat e regjistrimit
  • Konsulencë juridike në vazhdimësi
VI · Financiare · Fiskale

E drejta financiare

Zgjidhja e çështjeve financiare në bashkëpunim me ekspertë kontabël të licencuar.

Legjislacionin fiskal e njohim mirë dhe, kur çmohet e nevojshme, bashkëpunojmë edhe me ekspertë të licencuar që punojnë me studion tonë në vazhdimësi.

  • Çështje financiare
  • Legjislacioni fiskal
  • Ekspertë të licencuar bashkëpunëtorë
Kontakt

Keni një çështje që duhet të zgjidhet?

Na dërgoni detajet e çështjes suaj. Çdo informacion që ndani me ne mbrohet nga sekreti profesional i avokatit.

AdresaLagjia Beslidhja, Rr. Kosova Nr. 10, Lezhë
OrariE hënë – E premte, 09:00–17:00