Studioja Ligjore e Avokatisë “PERLESI & ASSOCIATES”, është themeluar nga Av.Aleksandër Përlesi në muajn mars të vitit 2001. Ajo ka një staf profesionistësh dhe bashkëpunëtorësh të kualifikuar, të specializuar në fusha të ndryshme të së drejtës i cili përmes punës së tij profesionale i ka siguruar vetes një emër të nderuar në fushën e veprimtarisë së saj në Repuplikën e Shqipërisë.
Që nga themelimi i saj, puna e Studios Ligjore “PERLESI & ASSOCIATES”, është karakterizuar nga një integritet i lartë profesional,duke siguruar kështu një koficent të lartë suksesi,falë përfaqësimit dinjitoz të klientëve të saj në rrugë të drejtë gjyqësore apo administrative.
Në fushën e së drejtës civile për konfliktet e pronësisë, marrëdhënieve kontraktore, të detyrimeve, të trashëgimisë etj.,avokatët e studios tonë kanë të gjitha njohuritë e duhura profesionale në trajtimin e marrëdhënieve në fushën përkatëse.
Në fushën administrative duke ju drejtuar institucioneve dhe organeve të tjera të administratës shtetërore për kundërshtimin e vendimeve të nxjerrë prej tyre, në rrrugë administrtiave dhe gjyqësore.